Christian Drosten, virologu i njohur gjerman nga Klinika Universitare në Berlin, Charité ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit që sollën pezullimin e vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Sipas Drosten shtimi i rasteve të trombozave duhet “marrë natyrisht me seriozotet dhe duhet verifikuar”. Drosten theksoi, se nuk do të bëjë vlerësim për vendimin, dhe nuk ka informacione shtesë. Për shkak se kjo po ndodh në fillim të valës së tretë të Coronës, duhet menduar sidomos ” që kemi nevojë për vaksinën”, theksoi studiuesi i njohur në podcastin e tij për radion NDR, “Coronavirus-update”.

Mutanti britanik do ta vështirësojë shumë pandeminë
Gjendja aktuale e pandemisë në Gjermani nuk është e mirë, paralajmëron Drosten. Variani më infektues B1.1.7. po zë vend gjithnjë e më shumë, pjesa e tij ndërkohë kap tre të katërtat e infektimeve. “Ne do të kemi pak pas pashkëve një situatë si në kohën e krishtlindjeve”, tha virologu. Instituti Robert Koch para disa ditësh bëri një prognozë të zymtë të rritjes së infeksioneve. Situata do të përkeqësohet më shumë për shkak të variantit britanik. Sidomos “kritike” ajo do të bëhet për brezin e pavaksinuar të personave rreth 50 vjeç.

Shpeshtimi i trombozave problem statistikor?
Të hënën Instituti Paul Ehrlich, PEI rekomandoi ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë njoftuar 8 raste me tromboza në hapësirën kohore të vaksinimit. Numri i rasteve është nga ana statistikore dukshëm më i lartë se tek popullata e pa vaksinuar. Sipas PEI të prekurat kanë qenë më shumë gra, nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës kjo pa verifikohet.

/ DW