Joni Peçi është një nga stilistët më të njohur në Shqipëri, tepër i veçantë për krijimet e tij të veçanta. Shumë VIP-a vishen nga duart e Jonit, me një stil krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Ditën e djeshme, Joni ishte i ftuar në emisionin e pasdites në ABC, me moderatorin Ermal Peçi, ku si rrallë herë ai ka bërë një rrëfim mbi familjen, karrierën e tij, martesën si edhe komente rreth modës në Shqipëri.

Si kurrë më parë, Joni u pa të qante live në një emision, teksa në një nga rubrikat e programit, ku ai kishte në sfond një melodi, fliste për familjen.

‘Unë jam shumë i ndjeshëm. Nuk fle asnjëherë pa falenderuar Zotin, për çka më jep. Familja për mua është gjëja më e shenjtë, më jep frymëzim e forcë të qëndroj e të eci para në jetë. Është shumë hermetike dhe nuk lejoj dikë që të futet të ndërhyjë apo të flasë diçka. Është gjëja që më dhemb më shumë’ – thotë Joni Peçi.

Më pas, Ermali e pyet stilistin edhe për jetën e tij private dhe se çfarë planesh ka për martesë. Ai përgjigjet se kjo është një gjë që e dëgjon shpesh, teksa sipas tij martesa nuk është një gjë e lehtë.

‘Të lidhësh jetën më dikë në kohët e sotme nuk është aq e kollajshme. Unë mendoj që çdo marrëdhënie shpirtërore lind vetë me kohën” – tregon Joni Peçi për ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin.