Bregu i Dalmacisë kroate është ei pasur me plazhe aq të bukura, sa të lënë pa frymë: nga Zlatni Rat në ishullin magjepsës të Brac, te Stiniva në ushullin e bukur të Vis, nga super i vizituari Sakarun, tek ishulli i Dugi Otok, në Lubenice tek ishulli Cres, ja t etë plazhe të mrekullueshëm të Kroacisë.

Stiniva, Ishulli Vis – Mirë se erdhët në një nga vendet më të bukur të Kroacisë! Plazhi i Stiniva, në ishullin Vis, është një vend i mrekullueshëm për verën.

Nuk ka rrugë që arrijnë aty, mund të shkohet vetëm në këmbë nëpërmjet një shtegu ose nëpërmjet detit me barka që mund të merren në gjirin e Rukavac.

Zlatni Rat, Ishulli i Brac – Plazhi Zlatni Rat është një tjetër vend magjepsës, një mrekulli i Nënës Natyrë dhe një nga më të bukurit e regut kroat, dhe ndodhet në rrethinat e Bol, në ishullin Brac.

Falë erës dhe dallgëve, është vendi perfekt për ata që duan surf-in dhe kite-surf. Në plazh mund të shkohet me makinë ose në këmbë nga Bol për reth 20 minuta, por në periudhën e verës ka shumë shërbime transporti nëpërmjet detit dhe trena turistik.

Sakarun, Ishulli i Dugi Otok – Plazhi Sakarun ndodhet në ishullin dalmat të Dugi Otok dhe 800 metra gjatësi me rërë të bardhë dhe ujë të kristaltë, meriton sigurisht një vizitë.

Sakarun është shumë popullor mes familjeve për ujin e cekët, që e bën një zonë ideale për fëmijët e vegjël. Restorantet në plazh janë të famshëm për pjatat e mrekullueshme lokale dhe lokalet e cocktail-it e kompletojnë në mënyrë perfekt magjinë e vendit.

Vela plaza, Baska – Ishulli i Krk – Ishulli i Krk është një nga pikat më të nxehta të turizmit në Kroaci. Ky ishull është i famshëm sepse janë një vend i mrekullueshëm, piktoresk, i pasur me plazhe me rërë, gjire natyrore dhe piesazhe shumëngjyrësh. Ky plazh është një nga vendet e preferuar nga të rinjtë, familjet dhe fëmijët. Plazhi është i gjatë pothuajse 2 kilometra.

Lubenice, Ishulli i Cres – Cres ka një plazh mbresëlënës i vendosur në një vend të Lubenice. Plazhi nuk është i lehtë për t’u arritur, mund të shkohet aty vetëm në këmbë nga Lubenice ose me varkë. Pzhi është një perlë e vërtetë e fshehur pak e frekuentuar, vendi ideal për të shijuar natyrën dhe për të mbushur mushkëritë.

Rajska plaza, Lopar – Ishulli i Rab – Plazhi i Rajska (Rajska Plaza) në ishullin Rab do të thotë fjalë për fjalë “Plazhi i Parajsës”. Shtrihet për rreth 2 kilometra me rërë të bardhë dhe ujë të kristaltë.

Është i preferuar kryesisht nga familjet dhe fëmijët sepse rëra, uji i cekët dhe rrëshqitjet e ujit janë ideale për të luajtur dhe për t’u argëtuar. Kafenetë, restorantet dhe lokalet pasurojnë Paradise Beach me ushqim të mrekullueshëm dhe pije lokale.

Plazhi i Saplunara, Ishhulli i Mljet – Ishulli i Mljet është një nga më ruralet të Kroacisë dhe është një xhevahir natyror. Plazhi i Saplunara-s ndodhet në një ekstremitet të ishullit. Shtrihet për rreth 1 kilometër dhe është i ndarë në dy pjesë, Salpunara e madhe dhe Salpunara e vogël.

Nuk ka hotele ose restorante në plazh, vetëm disa bankete që ofrojnë pjata të kuzhinës tipike kroate, në veçanti mish dhe peshk. Ata që duan sportin dhe jetën aktive mund të marrin me qira kanoa, kajak, të eksplorojnë ishullin me biçikletë ose të bëjnë një ekskursion të bukur.

Kraljicina Plaza, Plazhi i Mbretëreshës, qyteti i Nin – Plazhi i Nin në bregun dalmat të Kroacisë njihet si Kraljicina Plaza, ose plazhi i Mbretëreshës. Bëhet fjalë për një plazh me rëre me pamje nga malit dhe duket një lagunë me ujëra të cekëta.

Ky plazh popullor i Dalmacisë është ideal për familjet me fëmijë për shakk të ujit të cekët dhe temperaturat e ulëta. Këtu mund të gjenden Spa dhe trajtime të tjera, ashtu si edhe aktivitet sportive. Lokale te shumtë dhe restorantet gjatë plazhit shërbejnë ushqime të shijshme të krahinës.