Madelene Wright, futbolliste 22-vjeçare, është shkarkuar në javët e kaluara nga Charlton Atheltic për shkak të sjelljes së saj jashtë fushës.

Vajza kishte publikuar disa video ku shfaqej duke pirë shampanjë teksa i jepte makinës. Një sjellje që nuk është konsideruar e përshtatshme dhe që ka çuar te vendimi i klubit për ta shkarkuar.

Pavarësisht se konsiderohej një premtim i futbollit anglez të femrave, Wright duket se e ka braktisur, të paktën për momentin, topin. Në fakt, pas një muaji pa skuadër, ajo ka vendosur të hapë një llogari në sajtin Onlyfans, një platformë shumë popullore që lejon të ndahen video dhe foto ekskluzive.

Në pak ditë pas regjistrimit të saj, ajo ka patur shumë sukses. Një abonim për të parë imazhet ekskluzive kushton 33 sterlina. Nga futbollistë në… influencer. Jo keq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madelene Wright (@madelene_wright)