Redi Zyka është një aktor shqiptar, i cili jeton e punon prej shumë vitesh në Kanada, në shtetin ku ka realizuar edhe disa filma. Ai është larguar nga vendi në vitin 2001 kur ishte 13 vjeç për të realizuar  ëndrrën e tij dhe aktualisht po punon për një projekt që lidhet me vitin 1997, me ngjarjet e rënda që ndodhën në vendin tonë.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, duke thënë se e ka pasur gjithmonë ëndërr që të realizonte një film me metrazh të gjatë, por gjithmonë është përballur me vështirësi.

Më tej ai tregoi dhe peripecitë që ka hasur gjatë karrierës së tij, deri sa po bën tashmë realitet një ëndërr të tij. “Unë e kam pasur në plan për të bërë një film të plotë me metrazh të gjatë, aplikuam për fonde, por përgjigja na erdhi jo. Në Kanada kam 22 vite, që nga viti 2001.

Kam bërë punë tjera para se të filloja karrierën si kamarier. Jam marrë mekanik. Më erdhi një ofertë për të aplikuar në një agjenci, u lidha me email dhe ajo agjenci dhe që aty nisi. E kam pas gjithmonë ëndërr që të jem aktor”- tha ai.