Është e vërtetë. Noizy dhe Mozzik nuk janë më shokë së bashku, por kjo nuk ka të bëjë me Loredanën.

Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, më në fund ka folur hapur dhe ka thyer heshtjen sa i përket temës së momentin, raportit të tij me Mozzik.

I ftuar në emisionin ‘Ditë pas Dite’ në RTSH, ai shpjegoi se prishja e marrëdhënies së tyre ka ardhur për shkak të mungesës së korrektësisë nga ana e Mozik, por nuk e zbuloi se për çfarë. Reperi tha se e gjitha kjo lidhet me çështje biznesi dhe përjashtoi Loredanën nga ky diskutim.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur t’i prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë.

Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy.

Disa ditë më parë, Noizy dhe Mozzik fshinë projektin e tyre të përbashkët muzikor ‘Bonjour Madame’ nga Youtube. Kënga ka qenë në kanalin e Mozzik dhe ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka vendosur të fshijë bashkëpunimin e tyre duke konfirmuar atë që përflitet prej kohësh: dy reperët nuk janë më shokë.