Falë pjesëmarrjes së tij në filma si Top Guna, Jerry Maguire, Born on the Fourth of July, Interview with the Vampire dhe Mission Impossible, Thomas Cruise Mapother IV është një nga aktorët më të njohur sot.

Pavarësisht se ka lindur në Syracuse, New York, familja e tij ka emigruar në Kanada, dhe teksa frekuentonte shkollën publike Robert Hopkins, Tom filloi të interesohej për aktrimin.

Megjithatë, në atë kohë ai ishte gati të bëhej prift, më shumë sepse kishte një hrusë studimi te Seminari i San Francisco-s, ku ai ka studiuar për disa vite teksa perfeksiononte teknikën e tij si aktor duke iu bashkuar klubit të dramës.

Dihet se Tom është përjashtuar më pas nga seminari pasi ai dhe miqtë e tij u kaptën duke vjedhur dhe duke konsumuar alkool.

Nga ai moment, Cruise ka shkuar te gjimnazi Glen Ridge, ku është bërë pjesë e skuadrës së mundjes të shkollës, por ka pësuar një dëmtim në gju dhe e ka lënë sportin.

Më pas, ai vazhdoi të ndërmerrte karrierën e aktorit dhe u kthyer në New York, ku ka punuar në restorante si ndihmëskamerier. në vitin 1981, ai siguroi një rol dytësor në filmin Endless Love, për të cilin është paguar 30 mijë dollarë.

Nga ai moment e në vazhdim, fati ka filluar t’i qeshë atij dhe filloi të merrte oferta të vazhdueshme për filma dhe ka siguruar rolin e parë si protagonist në filmin Risky Business, për të cilin është paguar 75 mijë dollarë në vitin 1983.

Megjithatë, fama ka ardhur për Tom Cruise me rolin e tij në Top Gun, një film për të cilin është paguar 13 milionë dollarë. Cruise ka fituar shumë edhe nga filmat Jerry McGuire dhe Eyes Wide Shut, i paguar 20 milionë dollarë për secilin, por suksesin më të madhe  ka arritur me sagën Mission Impossible, nga e cila ka fituar 285 milionë dollarë në total.

Tom Cruise është një nga aktorët më të paguar në industrinë e kinematografisë me një pasuri të frikshme prej plot 600,000,000 dollarësh.