Më në fund, telenovelës i  vjen fjala zyrtarizim! Pasi humbi Georginio Ëijnaldum në momentet e fundit, Barcelona do të shlyejë gabimin me një prezantim tjetër…

Mesfushori holandez preferoi milionat e PSG-së, që i  ofroi trefishin e rrogës që i  propozonte klubi katalanas.

Ndryshe do të ndodhë me Memphis Depay. Sulmuesi holandez është një kërkesë e trajnerit Roland Koeman dhe presidenti Joan Laporta e ka gjetur akordin me agjentin e lojtarit.

Sport.es raporton se sulmuesi, i  cili vjen si lojtar i  lirë nga Lyon, do të zyrtarizohet ditën e premte si lojtari më i  ri i  skuadrës së Leo Messit.

Kontrata do të jetë për 3 vjet me një rrogë të konsiderueshme.