Historia është shkruar! Në Kosovë, skuadra e parë që arrin të kalojë “dyert e Europës” duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e një kompeticioni Europian UEFA është Ballkani i Suharekës…
Një arritje madhështore e gjitha meritë e një projekti të caktuar që nisi vite më parë dhe deri diku mori edhe kritika dhe madje tallje por që sot ka hedhur bazat për të vazhduar të jetë bindës dhe për të mos u kthyer mbrapa…
Arkitekti i suksesit, i lir Daja, i marë nga Partizani ku dështoi, hoqi një “guralec” nga këpuca e tij për ata që në Shqipëri nuk i besuan aftësive të tij. Një grup i bashkuar dhe i uritur që tashmë do të shijojë grupet e Conference League, e cila sivjet do të ketë edicionin e dytë.
Skuadra e Ballkanit ka shkruar historinë duke u kualifikuar në grupet e Conference League pas triumfit ndaj Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. E për këtë sukses historik, Arsim Kabashi, presidenti i klubit të Ballkanit ka vendosur të shpërblejë ekipin e tij.
Nga 17 mijë euro do të marrin futbollistët e Ballkanit për këtë arritje fantastike – teksa në total ai do të shpenzojë rreth 400 mijë euro si shpërblim. Kujtojmë se pas kualifikimit historik, Ballkani ka grumbulluar në arkat e klubit 3.2 milionë euro.
Dhe në fazën e grupeve, Ballkani do të ketë mundësi të arkëtojë edhe më shumë para. Një fitore në fazën e grupeve do t’ia siguronte Ballkanit 500 mijë euro, kurse një barazim 166 mijë euro. Por, ajo që duhet thënë është se në atë grup ka skuadra që kanë buxhet shumë të madh në krahasim me Ballkanin!
Po flasim për Slavia Praga (Çeki), Steaua Bukuresht (Rumani) dhe Sivaspor (Turqi). Nëse i marin një nga një, buxhetet janë këto: 56 mln euro ekipi çek dhe rreth 28 mln euro si turqit ashtu edhe rumunët. Po Ballkani? Vetëm 3.88 mln euro!