Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i dërgoi Harry Maguire një video-mesazh personal, i cili u publikua në dasmën e tij me të dashurën e fëmijërisë në fundjavë.

Maguire u martua me Fern Hawkins në një vilë romantike franceze të shtunën, pasi fluturoi për në Burgundy me avion privat 50.000 £, me rreth 30 familje dhe miq. Çifti i lumtur është nisur për në Bregun e Amalfit në Itali, pasi kanë marrë leje nga trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag për t’i humbur fazat e hershme të stërvitjes parasezonale.

Mbrojtësi i Manchester United, i cili ishte celebruar në një zyrë të regjistrit të Crewe muajin e kaluar, nuk kurseu asnjë shpenzim për ditën e madhe. Thuhet se dasma e tij ka kushtuar 250.000 £ në total, për ta zhvilluiar në “Chateau Varennes”, vend historik. Sipas “The Sun”, Fernit iu dha një unazë përjetësie prej 40.000 £, e veshur me diamant, prej ari të bardhë.

Rasti madhështor kishte gjithashtu disa kujtime të punës ditore të Maguire në formën e mesazheve nga Ferguson dhe Bryan Robson. Të dy legjendat e klubit i uruan kapitenit aktual të “Djajve të Kuq” jetë të lumtur me nusen e tij të re.

Shoku i skuadrës së Maguire tek Anglia, Jordan Pickford ishte i pranishëm së bashku me yllin e Manchester City, Jack Grealish. Gruaja e Pickford, Megan Davison, ishte shoqëruese e nuses së bashku me motrën e Maguire, Daisy, ndërsa vajzat e çiftit të sapomartuar, Lillie Saint dhe Piper Rose, tri dhe dyvjeçare, sollën lulet.

Prindërit e Harry, Zoe dhe Alan, udhëtuan nga shtëpia e tyre pranë Sheffield, ndërsa vëllezërit e tij Laurence, 25 vjeç dhe Joe, 30 vjeç, ishin gjithashtu të pranishëm. Këngëtari Tom Grennan performoi këngën e tij “Little Bit of Love”, ndërsa të ftuarit shijuan disa nga verërat më të mira të Burgundy dhe shishet e shampanjës 200 £.

Duke postuar një foto të dasmës në Instagram, Maguire shkroi: “Një ditë që nuk do ta harroj kurrë”. Fern shtoi një imazh të tyre duke ecur krah për krah me mesazhin: “U martova me dashurinë e jetës sime”.