Në orën 12:57 të ditës së djeshme (26 prill), 72-vjeçarja italiane Vienna Cammarota, ka nisur udhëtimin e saj nga Venezia në drejtim të Pekinit. Ajo pritet të mbërrijë në kryeqytetin e Kinës në dhjetorin e vitit 2025. Gjatë këtyre tri viteve, ajo do të përshkojë më këmbë 15 shtete, duke ndjekur “rrugën e mëndafshtë”, duke ecur në gjurmët e Marko Polo.

Ajo do ta mbajë me vete gjithnjë një bluzë ku shkruhet PAQE. “Dua të vendos në qendër të vëmendjes historinë. Ky është një marshim për paqen ”, tha 72-vjeçarja para nisjes. Ajo nuk trembet nga një aventurë e tillë, pasi edhe më parë ka kryer marshime të tilla të gjata.

Ideja për këtë udhëtim të gjatë ka lindur që në vitin 2000 dhe me kalimin e viteve u kthyen në një marshim për paqen. Në fillim doja të shihja e mësoja për popujt e tjerë ku do të udhëtoja, ndërsa tani është kthyer në një mision. Do të shkojë në Kinë me kapelen e Ferrarit, flamurin e Italisë dhe shqenjën e paqes”, tha Vienna Cammarota.