Aktori i njohur, Ryan Grantham, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasj*n e nënës së tij, Barbara Waite, në vitin 2020.

Aktori 24-vjeçar u dënua nga Gjykata Supreme Britanike në Vankuver. Ai u deklarua fajtor për vr*sje të shkallës së dytë, pasi fillimisht ishte akuzuar për vr*sje të shkallës së parë.

Grantham pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës, teksa ajo luante piano në shtëpinë e tyre. Ai gjithashtu donte të vriste kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Grantham i tha një oficeri policie: “Unë vr*va nënën time”. Grantham ka qenë në paraburgim për dy vjet e gjysmë dhe nuk do të ketë të drejtë për lirim me kusht për 14 vitet e para të dënimit të tij të përjetshëm…