Shumë njerëz zgjedhin që peshqirët e tyre të banjos t’i kenë me ngjyra, duke shmangur ato të bardhë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, disa janë të pakënaqur për shkak se ngjyra e tyre zbehet shumë shpejt pas dy-tre larjesh dhe nuk duken më si ato që kishim blerë.

Kjo na detyron të blejmë peshqirë të tjerë, duke harxhuar sërish para. Mirëpo, ka një mënyrë që ju mos të shpenzoni më aq shpesh dhe me përdorimin e një produkti, të shmangni zbehjen e tyre.

Sigurohuni që kur të fusni peshqirët në lavatriçe për t’i larë për herë të parë, të vendosni edhe një filxhan kripë në ujë. Përmes kësaj metode, ju do të arrini të stabilizoni ngjyrën e tyre.

Dhe nëse ju pëlqen që peshqirët të jenë me shkëlqim, atëherë vlen një tjetër këshillë. Në momentin që i shpëlani, hidhini pak uthull të bardhë. Lëreni të veprojë pak dhe do të keni peshqirë shumë të butë.