Këngëtarja e famshme amerikane Katy Perry i ka thënë “lamtumirë” depilimit. Këtë gjë e konfirmoi vetë këngëtarja, që tha se që kur është bërë nën, në gusht të vitit të kaluar, nuk depilohet më.

Ajo e bërë këtë deklaratë gjatë një episodi të programit televiziv “American Idol”, ku Katy Perry është anëtare e jurisë. Këngëtarja vlerësoi paraqitjen e një konkurrenteje, Cassandra Coleman, duke thënë: “Më ngrite qimet e këmbës përpjetë me paraqitjen tënde, zëri yt është hyjnor, diçka shpirtëror”.

Më pas, Perry, 36 vjeç, ngriti këmbët mbi tavolinë, pas kërkesës që bëri një nga anëtarët e tjerë të jurisë, Luke Bryan, që e konfirmoi këtë gjë.

Që kur jam bërë nënë, gjëja e fundit që mendoj është të depiloj këmbët”, tha Kety Perry, e fejuar me aktorin e njohur Orlando Bloom. Çifti, që bashkëjeton prej disa vitesh, ka një fëmijë, vajzën Daisy.