Shqipëria do të vijojê të mbetet edhe gjatë ditës së sotme nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut thuajse gjatë gjithë ditës. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta.

Gjithashtu, pritet që problematika të krijuara nga moti i ftohtë do të jenë edhe ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore. Kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.