Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, publikoi një video në Instagram, ku thuhej: “Kam 99 probleme, por po hip në avion dhe po i injoroj të gjitha!”

Duket se kjo video nuk i ka shpëtuar as Beatrix Ramosajt, e cila së fundmi e ka ironizuar në rrjetin social Tik Tok. Këngëtarja e njohur ka publikuar një video ku shihet me valixhe në dorë dhe shprehet se po arratiset nga problemet e saj.

“Ku po shkon? Po arratisem nga problemet e mia”, shkruan Beatrix dhe ndjekësit menjëherë e kanë cilësuar si ironi ndaj Bora Zemanit.

Pas kësaj video të Beatrixës, edhe Bora ka bërë një status, duke folur sërish për “probleme”. “U riktheva tek problemet e mia”, shkruan Bora në Insta Story.

Dyshja duket se vazhdojnë me ironitë e tyre dhe të dyja, kanë qenë të lidhura me Donald Veshajn, por tani, ky i fundit është në një lidhje me Bora Zemanin, duke e lënë pas historinë me Beatrix në Big Brother VIP.