Ka startuar edicioni i 78-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një nga eventet më të vjetra çiklistike në Europë. Në këtë turne me 5 etapa, që organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, marrin pjesë çiklistët më të mirë shqiptarë  si dhe mjaft skuadra nga rajoni, duke rritur kështu rivalitetin.

Në total, do të jenë 85 çiklistë pjesëmarrës, që do të zhvillojnë 5 etapa: Tiranë – Korçë; Korçë – Elbasan; Elbasan – Vlorë; Vlorë – Përmet dhe në fund Përmet – Fier. Etapa e parë, ajo me finish në Korçë dhe 163km e gjatë, u fitua nga çiklisti Gregor Matija Cerne, i ekipit Velo-M Termalift të Maqedonisë së Veriut.