Orinda Huta është një nga moderatoret më të njohura në Shqipëri, tepër e thjeshtë dhe shumë e dashur për publikun vendas. Prej vitesh ajo është pjesë e ekranit shqiptar, fillimisht si këngëtare, e tashmë e shohim edhe në rolin e moderatores në emisionin ‘Jo vetëm modë’ në Tv Klan.

Prezantuesja është në një marrëdhënie shumë solide me moderatorin Turjan Hysko. Çifti janë prindër të një vajze të vogël, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Atara. Vogëlushja duket se ka zbukuruar jetën e Orindës dhe Turit, të cilët janë shumë aktivë në rrjete sociale, teksa publikojnë momente nga jeta e tyre e re me Atarën e vogël.

E së fundmi, duket se Orinda Huta ka gjetur edhe pak kohë për ndjekësit e saj të shumtë, duke zhvilluar një bisedë virtuale me ta në Instagram. Pyetjet kanë qenë të shumta në drejtim të saj, teksa kuptohet që ajo mund të mos i jetë përgjigjur të gjithave edhe për shkak të kohës së limituar që ka në dispozicion.

Shumë pyetje lidheshin me Atarën, teksa një prej tyre e pyet se si i ka marrëdhëniet vogëlushja me gjumin dhe nëse zgjohet shpesh natën. E duket se problemet kanë nisur për mamin Orindën e cila shprehet se e vogla ka nisur të zgjohet që në 6 të mëngjesit e fle veç nëse ajo fle me të. ‘Epo edhe zgjohet, ka filluar trembet ndonjëherë. Dhe ia ka nisur që në 6 të mëngjesit, kërkon t’i shkoj në dhomë e vazhdon fle me mua me një krevat. Kështu që po bëhemi gati për një sulm për gjumin prapë’ – shkruan Orinda në Instagram.