Dojna Mema dhe Vlashent Sata kanë pak javë që janë bërë prindër për herë të parë.

Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti ka vendosur ta pagëzojë me dy emra, Nolan Sol.

Pas lindjes, Dojna ka qenë po aq aktive sa edhe më parë në rrjete sociale, teksa ka ndarë për ndjekësit e saj momente nga jeta e saj si nënë, teksa shpeshherë tregon se sa po e shijon, por edhe vështirësitë e këtij roli të ri për të.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto të partnerit të saj, Vlashentit, i cili shihet i ulur në një stol dhe mban të birin në një karrocë.

Në sy këngëtari mban edhe syzet të vëna, pasi sipas përshkrimit të Dojnës, ai duhet ta ketë kaluar të gjithë natën pa gjumë, si një baba tepër i përkushtuar për të birin e tij që ende nuk ka bërë një muaj.

‘Respekte për heronjtë e përditshëm që kryejnë turnet e natës’ – shkruan moderatorja në Instagram, duke na ëmbëlsuar të gjithëve.