Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen e tij. Këtë na e tregon herë pas here, përmes rrjeteve të tij sociale, ku shfaqet në krah të partneres së tij, këngëtares Xhensila Myrtezaj, por edhe vajzës së tyre, Ajkës.

E së fundmi, Besi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë të veçantë në rrjete sociale, ku shihet teksa luan me të bijën në shtëpi.

Ajka e vogël duket se e ka shumë qejf të bëjë make-up dhe rrugëtimin e saj si një grimiere e ka nisur pikërisht nga babi Besi që nuk e ka aspak problem. Madje, teksa ka shpërndarë videon në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se Xhensila do t’i ketë zili.

‘Yll fare. Na ka zili mami’ – shkruan Bes Kallaku në postimin e tij, teksa e bija i lyen buzët. Ndërkaq, në një postim tjetër, ai tregon edhe rezultatin final të punës së Ajkës, teksa ka vendosur edhe një kapele mbi kokë dhe është shndërruar në një ‘klloun’.

‘Ja pra, ky është rezultati’ – dëgjohet të thotë Bes Kallaku, teksa e bën zërin si të ishte një klloun, duke argëtuar të bijën e tij dhe duke kaluar disa momente speciale.