Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, dhe modelja Marigona Krasniqi, janë një ndër çiftet më të komentuara në mediat shqiptare. Të dy kurorëzuan dashurinë me martesë në maj të këtij viti, ku kishin shumë të ftuar. Gjithashtu, dyshja në pritje të fëmijës së parë.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale, nuk mungojnë postimet e ndryshme dhe dedikimet për njëri-tjetrin. Disa foto përkrah Marigonës, Robini i ka publikuar edhe sot, për të uruar besimtarë e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.

“Urime festa e Kurban Bajramit’, ka shkruar Robin Krasniqi në mbishkrimin e fotos së publikuar në rrjetin social Instagram.

Të shumta kanë qenë urimet edhe nga ana e miqve dhe fansave të tyre në komente. Dyshja e famshme dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Robin Krasniqi ishte i veshur me një bluzë të zezë, teksa Marigona me një këmishë të bardhë duke i shtuar edhe disa aksesorë prej floriri pamjes së saj.

Kujtojmë se të dy kanë karriera të suksesshme në fushat e tyre: Robin Krasniqi si boksier profesionist, ndërsa Marigona si modele dhe imazh i disa markave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)