Termi daça në rusisht tregon një shtëpi fshati, një shtëpi rurale ku mund të kalohen pushimet dhe koha e lirë. Dhe duket se Vladimir Putin, sipas një sërë dokumentesh të mbledhura nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), ka vilën e tij luksoze në rajonin verior të Karelias të Rusisë.

Natyrisht, nuk duhet pritur një strukturë çfarëdo, por një vilë e vërtetë me një fabrikë birre në pronë, pishina të ndryshme, një ujëvarë dhe një bide 10.800 euro brenda. Megjithatë, presidenti rus gjithmonë ka mohuar të jetë pronar i kësaj shtëpie.

“Kasollja e peshkatarit”, siç përkufizohet në faqen e internetit të firmës arkitekturore që e projektoi vilën në Karelia, ishte denoncuar tashmë në vitin 2016 nga rrjeti televiziv Dozhd, i cili kishte gjetur lidhje mes strukturës dhe presidentit rus.

Para së gjithash, dukej e çuditshme të gjeje një rezidencë me një shtrirje kaq të madhe dhe luksoze të rrethuar nga roje sigurie në një rajon kaq të largët të Rusisë.

Prona shfaqet gjithashtu në emër të disa kompanive në pronësi të Yuri Kovalchuk, aleatit të Putinit dhe aksionarit kryesor të Banca Rossiya, me nofkën “Banka e Putinit”. OCRP kohët e fundit gjithashtu mblodhi një seri emailesh që do të konfirmonin lidhjen e shtëpisë me presidentin rus.

Sipas të dhënave që disponon qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Vladimir Putin zotëron vetëm një apartament të vogël në Shën Petersburg, dy makina të epokës sovjetike, një rulot, një garazh dhe fiton një pagë presidenciale prej rreth 110,000 £ në vit.

Në e-mailet e mbledhura nga OCCRP, duket se “Kasollja e Peshkatarit” përfshin disa ndërtesa me vija të lakuara. Ndërtesa kryesore përbëhet nga gjashtë dhoma gjumi me suitë, të pajisura me bide që kushtojnë 10,800 euro.

Brenda ka dysheme mermeri 110,000 €, një pishinë të brendshme me një ujëvarë që buron nga kati i fundit, një helikopter, një fabrikë birre me pajisje 345,000 €, një fermë bagëtish dhe troftash aty pranë, dhe kushedi çfarë tjetër.