Publikimi i fotove të para të NASA-s të realizuara nga teleskopi James Webb gjatë javës së kaluar mahnitën botën. Gjithsesi, NASA nuk është ndalur me kaq, por ka publikuar edhe disa foto të tjera.

Së fundmi, NASA ka publikuar një foto që tregon krahët spiralë ngjyrë vjollce të një galaktike fantazmë 32 milionë vite dritë larg nga Toka, që disa thonë se ka ngjashmëri të habitshme me vorbullën “Doctor Who”.

Ishte Gabriel Brammer, një astronom në Qendrën Kozmike Agimi në Institutin Niels Bohr në Universitetin e Kopenhagës, ai i cili krijoi imazhin e “galaktikës fantazmë”.

Ajo njihet zyrtarisht si NGC 628 ose Messier 74, duke analizuar të dhënat e papërpunuara nga teleskopi James Webb.

Ky teleskop kapi imazhin e NGC 628 katër ditë më parë dhe i dërgoi të dhënat përsëri në Tokë, ku u ruajtën në Arkivin Barbara Mikulski për Teleskopët Hapësinorë, (MAST).

Ky arkiv mban të dhëna nga 16 teleskopët e NASA-s, duke përfshirë misionet aktuale si p.sh. Teleskopi Hapësinor Hubble dhe Kepler, një observator hapësinor që “gjuan” planetet rreth yjeve të tjerë.