Rinovimi i një shtëpie mund të çojë në zbulime të papritura. Kështu ka ndodhur me një grua që jeton në Britaninë e Madhe dhe e cila gjeti një vend të fshehur pas murit të një banjo.

Hannah Otto është 32 vjeçe dhe jeton në Hampshire me tre fëmijët e saj. Ajo është e apasionuar pas brikolazhit dhe punëve të bëra vetë, kështu që kur filloi të rinovonte vetë shtëpinë e saj në vitin 2020, ajo ndau përvojat e saj në rrjetet sociale duke kërkuar këshilla dhe opinione.

Zbulimi

Gruaja ka krijuar mjaft ndjekës dhe madje ka treguar faktin e çuditshëm që i ka ndodhur teksa bënte një riparim në banjë. Duke qenë se nuk ishte bërë një sistem hidroizolimi në mur pranë dushit, pllakat kishin filluar të shkëputeshin.

 

@theottohouse

This house has so many layers 😂 #houserenovation #housereno #renovation #bathroom #renovationnightmare #fyppppp #viralvideo #interiortiktok #renotiktokers #funnymoments

♬ original sound – The Otto House

 

Pronarët e mëparshëm i kishin vendosur pllakat direkt në panelet e drurit të cilat duhej të hiqeshin për shkak të lagështirës. Kur gruaja filloi punën ajo u përball me diçka të papritur. “U trondita kur gjeta një dush tjetër pas panelit prej druri. Pastaj vura re një vrimë në pllakat e dushit sekret nga e cila mund të shihni një dhomë tjetër».

Përveç zbulimit të ekzistencës së një banjoje sekrete, Otto shpjegoi se shtëpia ishte plot me surpriza që në fillim: “Kam gjetur shumë gjëra të çuditshme, si p.sh. dërrasa druri të shtruara mbi tapetin në dhomën e ndenjes dhe pllaka të vendosura direkt mbi pllaka të tjera në dyshemenë e kuzhinës». Shtëpia ka pasur pak mirëmbajtje nga pronarët e mëparshëm dhe kjo ka bërë që të bëhen punime të shumta për riorganizimin e dhomave.

Videoja e dushit sekret u bë virale dhe mori mbi 12 milionë shikime vetëm në Tik Tok, me mijëra komente. Gruaja tha se nuk e di se çfarë do të gjejë pasi të hiqen të gjitha panelet, por në fund të punës ajo do të ketë një banjë shumë më të madhe dhe më të gjerë.