Detektivja e njohur shqiptare, Shkënda Lili, ka rrëfyer një histori të pazakontë nga puna e saj. Ajo ka treguar se si një grua shkoi pranë zyrave të saj dhe i kërkoi që të ndiqnin bashkëshortin pasi dyshonte se ai e tradhtonte.

Shkënda Lili shtoi se ai nuk e tradhtonte gruan e tij me ndonjë grua tjetër, por panë që ai kishte një afrimitet me një mashkull.

“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër, ashtu sic priste në fakt gruaja e tij..

Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, u shpreh Shkënda Lili.