Inter- i Simone Inzaghi-t është zgjuar shumë vonë në derbin e Milano-s: nuk kanë mjaftuar golat e Brozovic dhe Dezko-s për të neutralizuar dygolëshin e Leao-s dhe golin e Giroud.
Trajneri zikaltër e ka komentuar me këto fjalë humbjen 3-2: “Fillimi i ndeshjes ka qenë i ekuilibruar, kemi shënuar një gol të bukur, por kemi patur një blackout pas barazimit”, ka thënë trajneri i Inter-it për DAZN pas ndeshjes.
“Nuk mund të pësojmë gola të tillë në një derbi. Në fund meritonim të barazonim, por ato 30 minuta kanë lënë shumë për të dëshiruar”.
Një ndeshje që kujton atë kundër Lazio-s: “Me Lazio-n ka qenë një ndeshje ndryshe. Mbrëmjen e sotme kemi vuajtur shumë për të shënuar dy gola. Kemi pasur përballë një portier shumë të fortë, por problemi është se pësojmë gola shumë lehtësisht”.
Janë tetë golat e pësuar në pesë ndeshje, shifra në kontrast të madh me ato të sezonit të kaluar: “Kjo është e njëjta skuadër që ka luajtur tetë ndeshje pa pësuar gol.
“Numrat duhen lexuar, ne kemi vështirësi të shënojmë. Mund të kishim shënuar më shumë nëse nuk do të kishim pasur Maignan në rrugën tonë”.
Është e vështirë të shihet gota gjysmë e mbushur pas një mbrëmje të tillë: “Aspektet pozitive? Ka pasur, por kjo është një humbje që djeg. për tifozët tanë dhe për klubin tonë.
“Kundër Milan-it kanë qenë gjithmonë ndeshje të hapura dhe të vendosura gjithmonë nga episodet, duhej të kishim bërë më shumë mbrëmjen e sotme”.