Gazetari shqiptar Igli Çelmeta, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Good Morning Albanians’ ka treguar se në vendin tonë po mbillet një lloj kanabisi që quhet ‘Gorilla’.

Sipas gazetarit, fara e këtij lloji kultivohet për dy muaj dhe një kilogram kushton 4500 euro. Dhe sipas tij, kjo lloj droge, kushton më shumë se drogërat e tjera.

“Lloji i fundit që është kultivuar në vendin tonë tre vitet e fundit është një lloj kanabisi që quhet ‘Gorilla’.

Është një farë kanabisi që kultivohet për dy muaj; është më e fortë si drogë e kushton më shumë. Një kilogram kushton 4500 euro”- tha ai.