Leandro Paredes ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Juventus-it. Mesfushori argjentinas i transferuar në Torino nga PSG ka folur për Juventus TV:

“Jam i gëzuar që jam këtu, bashkë me këtë grup, te ky klub. Doja të isha këtu dhe jam shumë i lumtur. Për mua, Juventus-i është skuadra e ëndrrave”, ka thënë Paredes.

“Kam pasur për shumë vite mundësinë të vija këtu, por këtë herë nuk doja të më shpëtonte nga duart. U kam thënë gjithmonë miqve të mi dhe familjes: ‘Ose Juventus, ose asnjë ekip tjetër'”.

Ish-lojtari i Roma-s ka folur edhe për Angel di Maria-n, ish-shoku i tij i skuadrës te P SG: “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë prej vitesh, jo vetëm mes nesh, por edhe mes familjeve tona. Është diçka speciale për mua të jem këtu me të në një skuadër tjetër’.

Në fund, një koment edhe për zgjedhjen e fanellës, atë me numër 32: “Është një numër që e përdor shumë. Në Argjentinë, te Boca, por edhe tek Empoli dhe Roma. Është një numër që më ka dhënë shumë në karrierë”.