Më 8 tetor 1871, zjarri më vdekjeprurës i të gjitha kohërave i mori jetën e rreth 1500-2500 njerëzve. Ai shkatërroi plotësisht Peshtigo, një qytet në Wisconsin, në Shtetet e Bashkuara. Rreth 1.5 milion hektarë tokë u shkatërruan dhe 17 vendbanime rurale u fshinë nga faqja e dheut.

Sa i përket vlerave të sotme dëmet kapin vlerën e 113 milionë dollarëve. Në vitin 1883, kongresmeni amerikan Ignatius L. Donnelly propozoi për herë të parë teorinë se zjarri, si dhe zjarri i madh i Çikagos, i cili vrau rreth 300 njerëz në të njëjtën ditë, u shkaktua nga fragmente të një komete që u përplas në Tokë. Konkretisht, kometa e Bielës do të ishte përgjegjëse për vdekjet.

Por çfarë mund të ketë ndodhur? Në 1852 kometa u nda në gjysmë dhe nuk u vëzhgua më. Megjithatë, Toka kaloi rrugën e orbitës së saj në fillim të viteve 1970 dhe mesi të viteve 1980, dhe pjesët e shpërbëra të kometës sollën rrebesh meteorësh të shndritshëm.

Ideja se këta meteorë ishin përgjegjës për zjarrin e Peshtigo-s u mor në librin e Mel Waskin të vitit 1985, Kometa e Zonjës O’Leary, dhe u analizua në një punim të vitit 2004 të botuar nga Instituti Amerikan i Aeronautikës dhe Astronautikës.

Autori i studimit Robert M. Wood shkroi: “Dëshmitarët e Çikagos thanë se bodrumet e tëra shpërthyen me një flakë blu. Në veri të Wisconsin, pranë Green Bay, ‘topa zjarri’ prej rreth tre këmbësh u raportuan se binin nga qielli dhe të cilat, kur u ndezën, shpërthyen nga nxehtësia e madhe, duke djegur objektet e goditura.

“Nëse topat e zjarrit do të ishin prej metani, një ton metan do të ishte ekuivalenti i energjisë me 12 ton TNT nëse digjej në mënyrë stoikiometrike. Ka pasur gjithashtu raporte se zjarri ka ardhur direkt nga qielli, me një lëkundje toke”.

Sidoqoftë, ekspertët më pas e diskredituan teorinë. “Meteoritët e gurtë janë përcjellës të dobët të nxehtësisë dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të transportuar nxehtësinë brenda”, thuhet në një artikull në Revistën Meteorite.

“Një meteorit i sapo rënë është shpesh i ftohtë, madje që në prekje. Ka pasur raporte të kondensimit të akullit në sipërfaqen e meteoritëve të shtrirë në tokë në kushte të nxehta”.