Rudina Xhunga është një nga gazetaret ‘veterane’ në vendin tonë, tejet e njohur nga publiku shqiptar.

Gazetarja është shumë aktive në rrjete sociale, teksa ka treguar së fundmi përmes një postimi një ngjarje që i ka lënë shije sa të hidhur, por aq edhe pozitive.

Në postimin e saj, Rudina shkruan se një ditë më parë ishte penguar duke ecur dhe ishte rrëzuar përpara një makine luksoze që nuk kishte ndaluar ta ndihmonte.

E megjithatë, përmes rrëfimit të saj në rrjete sociale, gazetarja tregon se i ka bërë shumë përshtypje njerëzit që e ndihmuan dhe ka dëshirë që më shumë sesa të mbajë mend e të vrapojë të gjejë makinën që desh i mori jetën, do që të kujtojë njerëzit që i dhanë ndihmën e parë.

Më poshtë, edhe rrëfimi i plotë i Rudina Xhungës: