Një nga kopjet e para të serialit të animuar Superman është shitur në ankand për çmimin rekord të 3 milionë e 250 mijë dollarëve. Bëhet fjalë për një shitje private, përmes “ComicConnect.com”, një kompani ankandi që merret me dërgesat online.

Kjo shumë thyen me 50 mijë dollarë rekordin e mëparshëm të këtij lloji, ku po një kopje e Superman ishte shitur për 3.2 milionë dollarë në vitin 2014.

Kopja e shitur së fundi në ankand i përkiste vitit 1938 dhe bëhet fjalë për periudhën kur ka nisur publikimi i këtij seriali të filmave të animuar. Sipas organizatorëve të ankandit kjo shumë e madhe vjen për faktin se kopja ishte në gjendje të mirë.