Sipas The Sun, një nga njerëzit më të pasur të Afrikës ka ndërmend të blejë një pjesë të aksioneve të Arsenal-it.

Ori Orji Kalu, 60 vjeç, senator, biznesmen dhe pronar i disa gazetave, ka një pasuri rreth 800 milionë euro dhe duket se ka ndërmend të investojë te klubi anglez.

“Po konsideroj idenë për të investuar në futboll dhe do të blejë 35% të aksioneve të Arsenal-it. Objektivi është të fitojmë Champions League, Premier League dhe natyrisht rritja e vlerës së këtij investimi”.

“Të bësh atë që do është mënyra më e mirë për të qenë i suksesshëm. Dhe mua më duhet 35% i aksioneve për të kthyer trofetë në Emirates”, ka thënë Kalu.