U fut në programin e beqarëve për të gjetur të dashur, por nuk ia doli. Mesa duket, fati i tij paska qenë jashtë ‘Përputhen’.
Melik Balikci, ish-konkurenti i programit të njohur është martuar! Ai i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar kështu dashurinë e tij me martesë.
Ka qenë vetë Meliku ai i cili ka dhënë lajmin e bukur, përmes një postimi në Instagramin e tij, ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, i veshur si dhëndër, ndërsa ajo si nuse.
‘U martova edhe unë më në fund. Të dua’ – shkruan ish-konkurenti i Përputhen në postimin e tij.
Dasma e tyre ka qenë private, teksa pjesë e saj kanë qenë edhe disa prej miqve të Melikut, ish-konkurentë të Pëputhen.