Blogerja Sara Hoxha është kthyer në një personazh tepër të dashur kohët e fundit, e sidomos tashmë që e shohim çdo javë në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Në natën e dytë të këtij spektakli, që u zhvillua mbrëmjen e kaluar, i pranishëm në skenë për ta mbështetur ishte partneri i saj, Ledri Vula, i cili një javë më parë e ndoqi nga shtëpia.

Sakaq, edhe pse mbrëmë nuk ishte në sallë, vjehrra e saj, Xheraldina e ndoqi nusen e saj përmes ekranit, teksa u kujdes edhe për të voglën e çiftit, Poem Blu-në.

Pas kërcimit të saj, Eno Popi i kërkoi Sarës të tregonte publikisht tre të veçanta që ka vjehrra e saj, me të cilën, Sara duket se ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

Sara e veçon Xherin si një person me zemër të madhe, për djalin e saj, si dhe e mbështet shumë.

Suporti që më jep, e ka zemrën shumë shumë të madhe, ka shumë vend për shumë njerëz aty brenda dhe djalin që ka” – tha Sara në “Dancing With The Stars”