Arsyeja kryesore pse shumë shqiptarë zgjedhin të largohen nga vendi ynë janë pagat e ulta, këtu ora e punës paguhet shumë pak, më pak se kudo tjetër në Ballkan.

As tre euro për një orë punë. Kaq para’ merr mesatarisht një shqiptar, rrogëtar në shtet apo privat, për të mos thënë që ka shumë paguhen edhe më pak se 3 euro.

Kjo shifër është pesë herë më pak se në vendet e Bashkimit Europian e madje më e ulët se edhe në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë apo Serbi.

Më shumë sesa mungesa e punës, janë të ardhurat e pamjaftueshme që shtyjnë shumicën e shqiptarëve drejt emigrimit.

Kjo gjetje dëshmohet në një pyetësor të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ku rezulton se rreth 79 për qind e tyre  largohen në Perëndim për paga më të larta.

Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të pagës mesatare në Rajon e Europë me rreth 468 euro, gati 2-fish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.