Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli prej disa vitesh është në një marrëdhënie dashurie me turkun Husyein Usta, me të cilin ka edhe dy djem.

Genta është shumë aktive në rrjete sociale, teksa herë pas here publikon foto me binjakët e saj, por edhe me partnerin, duke na treguar kështu marrëdhënien e veçantë mes të dyve.

Por së fundmi, ka qenë Husyein ai i cili e ka surprizuar partneren e tij, teksa përmes një postimi në rrjete sociale, ai i ka dedikuar disa fjalë shumë të ëmbla.

Në foton familjare ku ata shihen të pozojnë të katërt së bashku, turku i shpreh dashurinë e tij publikisht

“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, ata e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”- duke ëmbëlsuar kështu pa dyshim ditën e Gentës.