Shpat Kasapi është një nga këngëtarët më të dashur shqiptarë. Prej vitesh, ai është pjesë e tregut muzikor, ku ka sjellë shumë hite, mjaft të pëlqyera e të dëgjuara nga të gjithë.

Artisti shqiptar është i martuar me Selvije Jahon, me të cilën ka një djalë, Roel. Ata janë një nga çiftet më të ëmbël të showbiz-it.

Shpati dhe Selvija duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa kjo shihet edhe nga një postim i fundit i këngëtarit.

Selvija sot feston ditëlindjen dhe mbush 28 vjeçe, ndërsa kjo ditë nuk është e lumtur veç për të, por për të gjithë familjen.

Këngëtari ka përzgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar bashkëshorten e tij, duke i shprehur dashurinë në sytë e të gjithë ndjekësve të tij.

Urime ditelindjen njeriu me i mir i kesaj bote, grua ime ti qe i dhe kuptim jetes sime. Une dhe Roeli te duam shummmmm jemi me fat qe te kemi’ – shkruan Shpati krahas fotos së veçantë ku pozon me Selvijen në Instagram.