Një pasqyrë e re inteligjente po ndihmon të apasonuarit ndaj palestrës të marrin mësime nga trajnuesit, duke kufizuar njëkohësisht kontaktin personal mes pandemisë së koronavirusit. E ashtuquajtura “pasqyrë” u zhvillua nga firma tajvaneze Johnson Health Tech dhe është pjesë e një prirjeje në rritje për stërvitje interaktive të teknologjisë së lartë. Nëse ke nevojë për ndihmë për të perfeksionuar disa praktika të ndërlikuara të stërvitjes në palestër, përgjigja mund të vijë nga reflektimi në pasqyrë.

Kompania tajvaneze Johnson Health Tech “@mirror” përdor një aparat fotografik me tre përmasa për të mbikqyrur stërvitjet dhe për të dhënë këshilla të personalizuara. “Paisja dikton nyjet mes kockave në trupin e njeriut. Dhe kur personi që stërvitet lëviz duart dhe këmbët, ose pjesë të tjera të trupit, programi kompjuterik përcakton nëse lëvizjet janë kryer siç duhet”, shpjegon drejtori i marketingut të kompanisë, Danny Chiang.

Shefi Ekzekutiv i Johnson Health Tech, Jason Lo, thotë se “@mirror” ndihmon në ruajten e distancës fizike: “Gjatë pandemisë, mendoj se më e rëndësishmja është që të mos kesh kontakt fizik me njerëz të tjerë dhe të mos ndash të njëjtën hapësirë me njerëzit e tjerë. Kështu që mund ta përdorësh pasqyrën në shtëpi”. “@mirror” funksionon me telefon inteligjent, duke u dhënë mundësi përdoruesve të shohin rutina të ndryshme stërvitjeje nga një aplikacion për celular nga Johnson Health Tech.

“Dhe kjo pasqyrë mund të ndihmojë shumë njerëz, sepse kur bënushtrime, ke zgjedhje të ndryshme, mund të bësh kardio dhe më pas bënyoga. Kjo krijon mundësinë që njerëz të brezave të ndryshëm të gjejnë ushtrime të përshtatshme për ta”, thotë zoti Lo. Chen Chun-hsiu është lojtar bejsbolli për ekipin Tajvanez Rakuten Monkeys që përdor pasqyrën e kompanisë Johnson Health Tech. Ai thotë se pasqyra është si plotësim i një traineri të vërtetë.

“Kur stërvitesh me një trajner në fushën e bejsbollit, nuk di plotësisht sesi t’i kryesh saktë disa lëvizje të caktuara. Por kjo nuk ndodh me ‘@mirror’ sepse mund t’i shohesh lëvizjet e tua. E di me siguri se si ta bësh një lëvizje siç duhet”, thotë ai. “@mirror” kushton afërsisht 1,785 dollarë dhe një abonim për përmbajtje të ndryshme kushton nga 14,25 dollarë në 17,82 dollarë.
/ VOA