Topi në qendër. Dhe menjëherë në sulm. Ky është akordimi automatik që Sarri kërkon në çdo miqësore, në çdo ndeshje. Sot, në orën 18:00, kundër Padova, është caktuar ndeshja e katërt dhe e fundit miqësore e fazës së parë parasezonale. Dy të parat u fituan kundër vendasve, e treta kundër Triestina, e cila kishte bërë që Roma të vuante.

Në total u shënuan 26 gola, vetëm dy të pësuar. Jemi në ditën e 18-të të përgatitjeve, faza e parë e stërvitjeve sarriane ka marrë fund. Ish-trajneri i Juventusit, duke pritur përforcime nga merkatoja (dy anësorë dhe një qendror në mesfushë), tha se ishte i kënaqur. Për 17 ditë ai drejtoi seanca stërvitore revolucionare taktike.

Sarri vazhdimisht e ka bërë të qartë se nuk dëshironte një Lazio në pritje dhe të ndrojtur, por të një presioni dhe guximi të harruar. Pjesa e parë e miqësores me Triestina e kënaqi për entuziazmin konkurrues, këmbënguljen dhe dëshirën për ta rifituar topin dhe goditur. Ky është modeli i tij i lojës, për t’u përmirësuar.

Ai nuk toleron askënd, madje as Hysajn e tij besnik. “Nëse e hedh dhe e ngre topin përsëri, unë do të të jap një penallti kundër”, – bërtiti Sarri dje. Sonte, trajneri i ri do t’i bëjë një dhuratë ekipit, do të paguajë darkën e organizuar në një restorant-piceri tradicional.