Nicklas Bendtner dhe modelja daneze Philine Roepstorff u ndanë një vit më parë. Ish-lojtari dhe modelja ishin në një lidhje që padyshim nuk ishte e thjeshtë.

Nicklas nuk e fali Philine për komunikimin e ndarjes së tyre me një video në mediat sociale.

Mëngjesin pas njoftimit, Nicklas u zgjua me celularin e tij plot telefonata dhe mesazhe që e pyesnin për atë që kishte ndodhur. Por Bendtner tashmë ka ecur përpara.

Këto ditë, ai ka ndarë disa foto në shoqërinë e një modeleje bionde. Shenja të veçanta, të bukura.

“Tani nuk do ta harroj më kurrë ditëlindjen tuaj”, ka shkruar Nicklas Bendtner në rrjetet sociale. Modelja me të cilën ish-futbollisti ka festuar ka qenë Miss Suedia në 2019-2020 dhe me shumë gjasa, tashmë janë në një lidhje dashurie!