Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula, dhe gjithashtu konkurrente e “Dancing With the Stars”, mesa duket Sara ka disa ‘ankesa’ për jurinë e spektaklit të kërcimit, të paktën kështu ka lënë të kuptohet.

Gjatë një bisede virtuale në Instagram, një ndjekës i shkruan Sarës: “Ti këmbët po i lodh dhe po kërcen super bukur, po ajo juria s’po sheh gjë më duket.”

Ndërsa blogerja i është përgjigjur duke shkruar: “Po pra hë”, shoqëruar me një emoji.

Një tjetër pyetje që iu drejtuar Sarës në lidhje me “Dancing With the Stars” është edhe mendimi i partnerit të saj, reperit Ledri Vula.

E pyetur se çfarë i ka thënë Ledri, Sara zbuloi edhe kushtin që ai i kishte vënë.

“(Më ka thënë) Mos hajde në shtëpi pa kupë” dhe s’ka faj se ai i ka rreshtuar të vetat”– shkruan Sara.