Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të dashur dhe më të njohur nga publiku shqiptar.

Prej vitesh, ai është prezent në familjen e çdo shqiptari me programin e tij të së dielës.

Arditi është edhe mjaft aktiv në rrjete sociale, ku na tregon shpesh momente nga jeta e tij profesionale dhe ndonjëherë edhe private.

Sakaq, sot ai ka ndarë një foto mjaft të bukur e të veçantë të dy fëmijëve të tij, Jonit dhe Annës.

Krahas fotos ku motër e vëlla kanë pozuar bashkë, Arditi shkruan edhe disa fjalë speciale për fëmijët e tij, duke emocionuar edhe ndjekësit e tij.

Moderatori i shkruan Jonit e Annës se pavarësisht se sa do rriten ata, për të e Anilën, do mbeten gjithmonë bebe.

Një dedikim shumë i bukur në fakt i shkruar nga një baba për fëmijët e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)