Dhjetëra (nëse jo qindra) filma fantastiko-shkencor fillojnë kështu: diçka e pabesueshme hapet në qiell, duke u zbuluar të vërteta të reja shkencëtarëve.

Por nëse komplotet e filmave fantastiko-shkencorë mund të jenë alarmante, spiralja e yjeve e gjetur nga teleskopi Hubble i NASA-s thjesht na tregon diçka për të cilën mund të jemi vërtet, vërtet kurioz.

Po, sepse sipas asaj që tregoi Hubble, ekziston një grumbull yjesh të rinj që po rrotullohet në mënyrë spirale drejt qendrës së një grupi trupash qiellorë në atë të Resë së Vogël Magelanik, një galaktikë satelitore e Rrugës së Qumështit. Çfarë do të thotë, me pak fjalë? Që një dritare është hapur në një Univers Primordial (embrional).

Spiralja e yjeve dhe Universi Primordial

Fjalë pak komplekse dhe sigurisht sugjestive, por që në fakt kanë një kuptim shumë të thjeshtë dhe konkret. Në praktikë, krahu i jashtëm i spirales së këtij grupi yjesh lëviz në një mënyrë të veçantë. Një mënyrë që mund të ushqejë dhe justifikojë formimin e trupave të rinj qiellorë, falë lëvizjes së gazit dhe grupimeve të objekteve të ngurta.

Sipas studiuesve që vëzhgojnë hapësirën nga teleskopi Hubble, kjo “fole” e madhe yjesh spirale, e quajtur NGC 346, mund të na tregojë se si është formuar një Univers Primordial, duke zbuluar më shumë informacion se si lindi (dhe është evoluar) Universi ynë.

NGC 346 dhe veçoritë e tij

Duhet të theksohet se, në realitet, astronomët, astrofizikanët dhe studiuesit kanë mbajtur një sy në NGC 346 për disa kohë. Ky grumbull masiv yjor ka intriguar gjithmonë ekspertët pikërisht për shkak të formës së tij spirale.

Megjithatë, u desh pak kohë për të vërtetuar se kjo formë karakteristike është për shkak të një lëvizjeje të ngjashme me atë të një lumi, i cili “rrjedh” dhe rrotullohet drejt qendrës.

Për më tepër, NCG 346 dhe, në përgjithësi, Reja e Vogël Magelanik, kanë një përbërje kimike më të thjeshtë se Rruga e Qumështit. Kjo e bën atë me të vërtetë më të ngjashëm me atë që ishte Universi ynë në fillim, kur elementët më të rëndë ishin të pakët dhe yjet digjeshin më qartë dhe dukshëm.

Pra, të kuptuarit se si formohen yjet (dhe planetet?) në këtë pjesë të hapësirës ofron një këndvështrim të ri mbi atë që do të kishte shkaktuar Big Bengun.

A do të formojë spiralja e yjeve një Univers të ri?

A do të formojë më pas spiralja e yjeve një Univers të ri? Dhe çfarë nënkupton e gjithë kjo? Në realitet, NGC 346 është relativisht larg nesh dhe sasia e lëvizjes së vëzhguar është ende shumë e vështirë për t’u matur në detaje.

Do të duhet ende pak kohë (dhe madje edhe rezolucione dhe ndjeshmëri më të sakta se ato të teleskopit Hubble) për të ditur me të vërtetë se çfarë do të ndodhë në këtë pjesë të hapësirës.

Sigurisht, sjellja e NGC 346 konfirmon se i gjithë Universi lëviz dhe evoluon vazhdimisht dhe mund të na shpjegojë se në cilin drejtim kemi shkuar në të kaluarën.

Më tej, duke na zbuluar se çfarë mund të na presë në të ardhmen, duke pasur parasysh se në dekadat e ardhshme nuk përjashtohet që të hapen “spirale” të reja, duke zbuluar gjithmonë diçka të re, të ndryshme, ndriçuese dhe sugjestive.