Nga muaji tetor, programi i njohur i kërcimit, “Dancing With The Stars Albania” do të rikthehet sërish në ekranin shqiptar, e pikërisht në Top Channel.
Ky lajm është konfirmuar para disa javësh nga vetë faqja zyrtare e televizionit, teksa kanë nisur tashmë të zbulohen edhe detajet e para.
Fillimisht u zbulua që ky program do t’i besohet Bora Zemanit, e cila pas një eksperience dy vjeçare nën drejtimin e Përputhen, do të moderojë emisionin e kërcimit.
Më tej janë zbuluar edhe dy emrat e konkurentëve të parë, Alban Nimani dhe Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës.
Ndërsa sot, edhe pse ende jo e konfirmuar në faqen zyrtare të televizionit, ka dalë edhe emri i konkurentit të tretë. Isli Islami, moderatori i njohur shqiptar, i cili deri në fund të muajit korrik ishte në krye të emisionit të mëngjesit “Wake Up”, së bashku me Ori Nebiaj.
Në një intervistë për Wake Up, sot si i ftuar dhe jo më si moderator, ai ka zbuluar se do të jetë pjesë e kastit të VIP-ave shqiptarë që do të kërcejnë në këtë program.
Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing With The Stars” si konkurrent,”- tha Isli në emisionin e mëngjesit në Top Channel.