Në orët e fundit, një tjetër sfond i një prej negociatave më komplekse të dritares së fundit të tregut ka rrjedhur ne mediat. Paris Saint Germain donte me çdo kusht Milan Skriniar dhe Interi, i cili në fillim dukej i gatshëm për të negociuar, bëri një bllokim deri në minutën e fundit.

Sot në mëngjes raportuam lajmin se Steven Zhang dhe Simone Inzaghi do të bënin një pakt për t’i rezistuar ofertave të përsëritura të propozuara nga Nasser Al-Khelaïfi. Presidenti i PSG-së në fakt e donte fort mbrojtësin sllovak dhe nuk ka reshtur asnjëherë së këmbënguluri.

Klubi zikalter megjithatë e konsideroi atë jo ne merkato. Por kjo nuk është e gjitha. Sipas asaj që raportoi “L’Équipe”, në Paris ishin të sigurt se marrëveshja do të realizohej dhe se do te transferohej ne Paris futbollisti qe kishte gati kontraten dhe rrogen e re.

Francezet në fakt kishin aplikuar për vizë në emër të tij për turin veror në Japoni. Menaxherët dhe drejtuesit e lartë të kompanisë ishin aq të sigurt për suksesin e negociatave saqë synimi i tyre ishte të vinte Milan Skriniar në dispozicion të trajnerit Galtier që në korrik.

Mosardhja e mbrojtësit të Interit, së bashku me shitjen e Leandro Paredes dhe Julian Draxler në dy kundërshtarë të drejtpërdrejtë në Champions League, do të kishin sjellë pakënaqësi të ndryshme brenda drejtuesve të Parisit.

Në veçanti mes Luis Campos, drejtor sportiv, dhe Antero Henrique, menaxher i merkatos. Për të treguar historinë është gazeta franceze qe shton se kjo gje ka bezdisur jashte mase edhe Al-Khelaifin.