YouTuber Matthew Beem, nga Denveri, tha se ai bleu biletën më të shtrenjtë të fluturimit që mund të gjente dhe futi në blog përvojën për t’i treguar audiencës së tij se çfarë ishte në të vërtetë.

Videoja në fjalë, e publikuar para pak kohësh me titulloin “Bleva biletën më të shtrenjtë të avionit!” ka marrë miliona klikime. Ndërsa është e zakonshme që influencuesit të filmojnë veten të rrethuar nga luksi, Beem tha për Insider, “Unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë gjatë gjithë jetës sime. Normalisht kur udhëtoj, ose kur bëj shumicën e gjërave në përgjithësi, kërkoj opsionin më të lirë”.

Gjatë gjithë videos, Beem ka përfshirë klipe të tij së bashku me pamjet e motrës së tij, Cheyanne, gjithashtu në fluturimin 15-orësh të Emirates nga Los Angeles në Dubai, por në klasin ekonomik.

Në kontrast me televizorin e madh dhe ushqimin cilësor që i është ofruar Beem, Cheyanne filmoi ekranin e saj më të vogël dhe “pulën dhe perimet” që i shërbyen gjatë fluturimit.

Në video, Beem – i cili ka phuar se ishte ulur në klasën e parë – tregoi një ndenjëse të madhe që mund të tërhiqej për të bërë një shtrat, në të cilin flinte. Atij iu dha një komplet pizhame dhe një çantë me një maskë për sytë, krem për sytë dhe një shishe të etiketuar si “jastëk mjegull” brenda.

“Unë as nuk e di se çfarë është mjegulla me jastëk,” tha ai në video, e cila shfaqte gjithashtu një ekran të madh televizori dhe dyer pranë ndenjëses që mund të hapeshin ose mbylleshin automatikisht me shtypjen e një butoni për më shumë privatësi.

Beem tha për Insider se përvoja ishte shumë e ndryshme nga fluturimet e tjera në të cilat kishte qenë. “Normalisht ndenjëset në një aeroplan janë kaq të vogla, të vështira për t’u ulur, dhe ishte si një shtëpi e vogël”, tha ai.

Gjëja që e befasoi më shumë ishte tualeti dhe dushi në fluturim, të cilat i ka filmuar dhe përdorur – sepse dushi gjatë një fluturimi është diçka që ai “asnjëherë nuk e kishte menduar se ishte e mundur”.

Ai shtoi se mendonte se bileta ia vlente çmimin e lartë, duke thënë: “Nuk mund të kishte qenë më mirë. Megjithatë, do ta kisha të vështirë të mendoja ta shpenzoja atë shumë normalisht”.

Bileta e tij kapte vlerën deri në 21,000 dollarë, por sipas një faturë të parë nga Insider, ai pagoi “vetëm” rreth 15,000 dollarë. Beem tha se kjo ishte për shkak të faktit se ai zgjodhi një ofertë më të lirë që nuk përfshinte sigurim ose fleksibilitet në datat e udhëtimit. Emirates i tha Insider se nuk sponsorizoi biletat e fluturimit të Beem.