Blerina Bombaj është një nga dietologet më të zonja në Shqipëri, e cila përveçse tepër e njohur, gëzon edhe respektin e shumë shqiptarëve falë profesionalizmit të saj.
Prej shumë vitesh, Blerinën e kemi parë të na shoqërojë çdo të diel në ekranin e Tv Klan, në programin ‘E diela Shqiptare’ me recetat e saj ushqimore, por edhe me këshillat e saj për t’u ushqyer shëndetshëm. ‘Ne jemi çfarë hamë’ është slogani i Blerinës, që sa herë e dëgjojmë, e lidhim me të.
Blerina prej shumë kohësh ka edhe një restorant të sajin në një fshat të kryeqytetit, në Domje, tepër i njohur për shkak edhe të reklamës që ajo i bën në rrjetet e saj sociale.
Së fundmi, një zonjë si Blerina Bombaj ka ndërmarrë një nismë shumë speciale, duke ndërmarrë përsipër rikonstruksionin e kopshtit publik të fëmijëve në fshatin e Domjes.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Blerina, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, ka hedhur disa foto se si ka qenë kopshti më parë, e si është bërë tani.
Një veprim për t’u duartrokitur ky i Blerina Bombaj, e cila duhet marrë shembull për vëmendjen e saj për përmirësimin e kushteve të këtij institucioni ku për disa orë argëtohen e mësojnë fëmjët shqiptarë.