Pas lançimit të spotit promovues të Big Brother Albania VIP 2, ku paralajmërohej se së shpejti nis ky reality show dhe ku u konfirmua nga media e njohur Top Channel se Arbana Osmani do të vijonte të ishte moderatorja e këtij programi edhe përgjatë këtij edicioni, një reagim i papritur dhe gjithë revoltë ka ardhur nga ish-banorja e edicionit të parë, Fifit.

Përmes disa videove të publikuara në rrjetet e saj sociale, ajo shihet tejet e mërzitur dhe ka komentuar këtë spot paralajmërues, ku janë përfshirë momente nga edicioni i kaluar, ndërsa u shfaq edhe skena kur Fifit i bien të fikët live në mes të emisionit.

Kjo gjë e ka revoltuar shumë këngëtaren e njohur shqiptare, e cila ka vendosur të reagojë përmes disa videove të postuara në Instastory, teksa ka shpjeguar se ajo ka kërkuar të dalë nga shtëpia, por nuk ka mundur, teksa këtë gjë ia faturon produksionit.

Më tej ajo shpjegon se në atë shtëpi ka qeshur e ka qarë, ka luajtur e është kënaqur si edhe ka arritur të shkruajë një këngë himn. Por Fifi është tejet e mërzitur me këtë spot, teksa shprehet në videon që tashmë është fshirë:

Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njëri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua? Tash ka me ja nis prap njerëzit me fol për mua negativisht.

Faleminderit shumë për gjithçka TCH. Faleminderit edhe për 4 vjet që më keni dhënë bukë për të ngrënë, faleminderit që po ma shkatërroni jetën, faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time- thotë ndër të tjera këngëtarja në videot e publikuara në rrjete sociale.