Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri. Prej shumë vitesh, ajo është një nga artistet më në zë në tregun muzikor shqiptar, teksa ka sjellë me dhjetëra këngë, disa prej të cilave janë hite të padiskutueshme.

Këngëtarja është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve, një vajze, e cila quhet Khloe dhe është tre vjeçe, si edhe e një djali, Kamar, i cili erdhi në jetë para pak vitesh.

Partneri i Zajminës ka qenë i martuar më parë dhe ka dy vajza nga martesa e parë, teksa marrëdhënia e këngëtares me to duket se është shumë e mirë.Vajza e madhe e bashkëshortit të këngëtares, Jennifer feston sot ditëlindjen dhe njerka e saj, Zajmina e ka uruar publikisht.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo i ka dedikuar disa fjalë speciale, ndërsa ka publikuar edhe një foto të Jenniferit. “Gëzuar ditëlindjen akrep i çmendur. Të uroj më të mirat” – shkruan Zajmina për vajzën e partnerit.