Në listën e “armiqve” të presidentit rus Vladimir Putin ka hyrë ditët e fundit edhe një grua. Ajo quhet Sanna Marin, 36 vjeçare dhe është kryeministrja e Finlandës, një prej shteteve që orët e fundit ka kërkuar zyrtarisht hyrjen në NATO.

Por kush është Marin, e cilësuar si kryeministrja femër më e re në botë aktualisht në detyrë? Ajo ka zgjuar Finlandën nga gjumi, duke e çuar nga një vend neutral në një vend që kërkon më shumë paqe e qetësi.

Ajo ka ngjitur shumë shpejt shkallët e politikës, duke u katapultuar në majën e qeverisë finlandeze. Dhe karriera e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. Babai i saj ka qenë një i alkolizuar, dikur i dashuruar me një grua të bukur dhe nga kjo lidhje ka lindur Sanna.

Një çift pa pasuri, ndaj dhe kryeministrja e ardhshme e Finlandës në rininë e saj është detyruar të pranojë çdo lloj pune për të paguar universitetin. Madje edhe ka shitur gazeta në rrugët e Finlandës.

Ndërsa sot, Sanna është nëna e një fëmijë dhe bashkëshorte e devotshme. Ajo ka lindur më 16 nëntor 1985 dhe ka patur një fëmijëri të vështirë nga ana ekonomike. Ditëlindjen e parë e ka festuar në një qendër për gratë e dhunuara, ku nëna e saj u strehua prej babait të alkolizuar.

Mamaja e saj transferohet bashkë me Sanna në një qytet tjetër, ku dhe dashurohet me një grua. Ato së bashku rritin Sanna. Vështirësitë nuk mungojnë për kryeministren e ardhshme, që punon për të paguar shkollimin e saj. Punon në një dyqan buke, shet gazeta, bën amballazhime etj.

Ajo rrëfen se nuk ka marrë kur kredi për studime nga frika se mos nuk e shlyente dot. Në vitin 2006, kur ishte 21 vjeçe, hyn në politikë dhe i bashkohet lidhjes socialdemokrate rinore. Nga vitet 2010-2012 ka qenë zv.presidente dhe ky moment nis të ngjisë shkallët e politikës, duke qenë edhe anëtare e parlamentit në vitin 2015.

Nga ky moment, Finlanda zbulon një politikane dhe lidere të re. Në vitin 2019 emërohet Ministre e Transportit dhe Komunikimit, para se të emërohet Kryeministre.

E bukur dhe e qeshur. Prej vitit 2020 është martuar me ish-futbollistin Markus Raikkonen, ndërkohë që prej vitit 2018 kanë një vajzë. Një lidhje që ka nisur kohë më parë, që kur Sanna Marin ishte ende 20-vjeçare.